Çka është VIN?
VIN (Numri i identifikimit të veturës) është një kod unik 17-shifror që identifikon në mënyrë të qartë dhe të dallueshme çdo veturë. Duke deshifruar VIN-in, ju mund të mësoni specifikat e veturës dhe të kontrolloni historinë e tij. Kontrolloni nëse VIN i stampuar në veturë dhe ai i vendosur fizikisht janë identik me atë që gjendet në librezë. Dallimet e rëndësishme midis të dyjave mund të tregojnë një ndryshim të mëparshëm (shpesh të paligjshëm) të identitetit të veturës.
Ku mund ta gjej VIN?
VIN shenohet direkt në veturë ose mund të gjendet në librezen e regjistrimit të veturës dhe dokumentet e tjera të veturës. Nëse dëshironi të kontrolloni një veturë, pyesni shitësin e veturës për numrin VIN (shasisë).
Nga vijnë të dhënat e veturave?
Ne mbledhim të dhëna për vetura nga mbi 50 shtete. Të dhënat merren nga regjistrat zyrtarë, shitësit e veturave, baza e të dhënave të policisë, të dhënat e veturave të dëmtuara, kompanitë e sigurimeve apo njoftime nga portale të ndryshme.
Çfarë informata mund të gjej rreth veturës?
Gama e informacionit ndryshon për çdo automjet në varësi të moshës dhe historisë së saj. Ju mund të merrni një përmbledhje të informatave si Viti i prodhimit, marka, kilometrat ndër vite, nëse është i raportuar si i vjedhur, Përfshirjet dhe dëmet në aksidente, e shum tatistika tjera të dobishme për automjetin tënd . Ne gjithmonë përpiqemi të marrim sa më shumë informacion të jetë e mundur për çdo VIN të futur.
Për sa koh pas blerjes mund të jet i disponueshëm raporti?
Ne mundohemi që të mbledhim sa më shum informacione për automjetin tënd dhe pastaj verifikojme ato të dhëna nga partnerët tanë në mbi 50 shtete. Mbledhja dhe konfirmimi i të dhënave mund të zgjas deri në 24 orë pasi të kemi marr konfirmimin e pagesës.
Si të kemi qasje në raportin e historisë së veturës?
Raporti i historisë së veturës gjenerohet menjëherë pasi të jan verifikuar gjitha të dhënat. Përmes e-mailit të cilin e keni shënuar gjatë plotësimit të të dhënave personale, ju do të pranoni linkun e raportit. Historia e raportit të veturës mund të kontrollohet online 1 vit pasi të gjenerohet raporti.
Si mund të paguaj?
Pagesa kryhet duke shtuar produktin dhe kryer gjith hapat e checkoutit i cili është i lidhur i tëri me terminalin e PayPal si palë e tretë e transaksioneve në platformën tonë.
Pagesa nuk ishte e suksesshme, si të vazhdoj?
Nëse për ndonjë arsye pagesa nuk është kryer, kthehuni një hap prapa dhe provoni përsëri. Nëse pagesa është kryer, por ende nuk keni marrë një email konfirmues, ju lusim të na kontaktoni në mail@verifikoveturen.com